Receta pËr
Bebe & Fëmijë

Eksploroni një botë të re të shijesh dhe ushqyerje të shëndetshme.

Receta tërheqëse dhe të pasura me vlera ushqyese, të përshtatshme për bebe dhe fëmijë të moshave të ndryshme.

hi

Unë jam Nertila. Jam mami i dy fëmijëve, Jasmin 8 vjeç dhe Amar 4 vjeç. Jam e lindur dhe e rritur në Tiranë dhe prej 10 vitesh jetoj në Itali me familjen time. Kam mbaruar studime e larta dhe master pranë Fakultetit te Ekonomise në Tiranë për Marketing.

Me tranferimin në Itali dhe ardhjen në jetë të fëmijëvë, jeta ime mori një drejtim tjetër ku shumë kohë dhe rëndësi ia kushtoja studimit në mënyrë autodidakte për ushqyerjen e shëndetshme tek fëmijët, për rëndësinë që kishte prezantimi i ushqimit në muajt dhe vitet e para tek fëmija jo vetëm fizikisht si nevojë thelbësore jetësore por dhe si një nevojë psikologjike ku fëmija të rritet me dashurinë për trupin e tij, me dëshirën për një ushqyerje të shëndetshme, duke qënë një moment që shijohet nga mami dhe fëmija pa diskutime apo debate, refuzime.

Unë jam këtu për t'ju ardhur në ndihmë!

A keni vështirësi në ndërtimin e një menuje javore të balancuar për fëmijën tuaj, që përfshin vakte të plota dhe mesvakte, së bashku me udhëzimet e përgatitjes?

A dëshironi të mësoni si të bëni kalimin nga puret tek copat me sa më pak stres për fëmijën tuaj?

Jeni në kërkim të recetave që ndihmojnë në shtimin e peshës ose në trajtimin e konstipacionit te fëmija?

A keni nevojë për receta që përqendrohen vetëm në ushqim me copa, sipas metodës Baby-Led Weaning (BLW)?

Po kërkoni mënyra për të pasuruar dietën e bebit me ushqime të larmishme?

Dëshironi të gjeni receta të shëndetshme për të vegjlit?

CFARË THONE MAMAT?

MbaresaDjali 17 muajsh
Read More
Djali nuk konsumonte ushqimet me copa dhe kishte mbi dy jave qe nuk hante ushqim, sa shikonte pjaten dhe lugen kthente koken e vec qante. Pasi ju drejtova Nertiles per te marre nje menu te personalizuar per te mesuar djalin te ushqehej me copa dhe te me krijonte receta te reja, qe diten e trete djali pati ndryshimet e para. Djali filloi te hante cdo recete qe kishte pergatitur Nertila, madje dhe me konsistenca me copa.
PegiDjali 2 vjec
Read More
Ne fillin djali kishte disa muaj qe me bente nae ne ushqim dhe hante kryesisht vec makarona dhe oriz. Me pas kontaktova me Nertilen. Recetat e marra nga menuja e personalizuar ishin shume interesante dhe te ekuiblibruara. Pershtateshin me ate cka une i gatuaja djalit dhe familjes. Ajo qe me pelqen me teper eshte larmia e perimeve qe nuk me shkonte gjithmone mendja te beje kombinime te tilla. Idete per mengjesin dhe mesvaktet shume interesante. Gjithashtu recetat e drekes dhe darkes na pershtaten shume me ate cka une gatuaj si familje, keshtu qe gatuajme nje gjelle per te tere familjen me disa modifikime te vogla.
Mami Arlinda17 muajsh
Read More
Te dy femijet konsumonin ushqime pure, pas marrjes se menuse se personalizuar me Nertilen filluam te kishim direkt ndryshimet e para. E kam pritur shume momentin qe pjata me ushqime me konsistenca te reja te haej nga femijet e mi. Fale Nertiles ja arritem.
Mami Ina6 muajsh
Read More
E kam lexuar te gjithe planin e nisjes se ushqimit solid, cdo gje e sqaruar ne menyren me perfekte qe cdo nenen e deshiron per bebushin e vet. Ao recetat te sqaruara ne cdo detaj dhe akoma pa i gatuar duken shume te shijshme, frikerat paqartesite cdo gje gjendet aty. Bravo dhe faleminderit qe na jep kurajo per tja nisur ushqimin solid bebushave pa strese.
Mami Edona2.5 vjec
Read More
Doja te te falenderoj per menune e personalizuar per birin. Ja kemi dale me suksese djali mosha 2.5 vjec hante cdo gje pure kremoze. Nje cope me e vogel, cfare do qofte e nxirrte direkt dhe e villte. Pasi kontaktova me Nertilen dhe mora menune e personalizuar, djali fillloi te hante ushqime me copa. Majde ka ngrene dhe mish te bardhe me supe, se kam menduar asnjehere qe djali do te hante mish, pasi me perpara se fuste mishin ne goje. Te faleminderit dhe qofsh e bekuar.
Mami Matilda11 Muajsh
Read More
Para se te nisja ushqimin djalit e kisha me merak si tja nisja ushqimin djalit prandaj vendosa te kontaktoja me Nertilen. E nisa me pure dhe gradualisht nga fundi i muajit te shtate fillova qe te benim ndryshimet e para te gatuaja recetat me ushqime me copa te vogla dhe kjo fale menuve qe mora te Tila. E kam tehene dh ee rithem serish qe kjo eshte nje nder menyrat me te sigurta dhe me me pak stres dhe frike per ne mamat. Nuk ka kenaqesi me te madhe kur shikoje femijet te ushqehet ne menyre te shendetshme dhe te sigurte. Te bekofte Zoti ty dhe familjen tende e pac vec te mira ne jete.

Për çdo kohë të ditës

RECETAT DHE KËSHILLAT MË TË FUNDIT

KËSHILLA

SI MUND T'JU NDIHMOJ?

Mundohem që në komunitetin që kam krijuar me 76,000 nënat në instagram të publikoj pafund kontent falas me receta nga më të ndryshme për bebe dhe fëmijë( receta të përshtatshme për të tërë familjen), këshilla rreth ushqyerjes së fëmijëve, të kominikoj me ju me komente, mesazhe me pyetje pafund për zgjidhjen e situatave të ndryshme që ju mund të hasni me të vegjëlit tuaj.

Janë mbi 2000 postime ku ju do të gjeni pafund zgjidhje të problemeve tuaja.
Nëse do të kesh nevojë për ndihmë më të personalizuar për të nisur ushqimin solid të bebit tënd, për të mësuar fëmijën si të ushqehet me copa në mënyrë graduale, nëse nuk di se si të ndërtosh një menu javore me receta nga më të ndryshmet atëherë mund të më shkruash në email ose në instagram në mënyrë që të komunikojmë në mënyrë më të detajuar për të të ardhur në ndihmë.