10 Keshilla praktike per nisjen e ushqimit solid

TEMA 5
Nese se shpejti do ti nisni ushqimin bebit tuaj ja dhjetë këshilla praktike për t’jua bërë më të lehtë këtë periudhë:

1. Filloni te prezantoni nga një ushqim të ri me rradhë.

2. Filloni të ofroni nga pak lugë. Si fillim 2-3 lugë ose më shumë nëse fëmija do t’ju kërkojë më tepër. Preferohet mesdita si kohë e fillimit të ushqimit.

3. Ofroni ushqimin në një klimë të qetë familjare, përshëmbull në fundjavë. Mund te nisni ne cdo kohe te dites, por do tju sugjeroja mesditen si pjesa e dites kur femija ka fjetur gjumin e pare dhe eshte zgjuar i ngopur me gjume dhe i qete.

4. Prezantoni vaktin e darkës pasi vakti i drekës ka filluar të ofrohet i plotë dhe fëmijës ti jetë bërë rutinë vakti i drekës. Duhet mesatarisht 4 javë pas vaktit të parë për ti nisur vaktin e dytë. (Asgje nuk eshte e prere me thike, ndiqni sinjalet qe ju shfaq femija). Nese ai shfaq interes ndersa ju jeni duke konsumuar pershembull vaktin e darkes, atehere mund tja ofroni dhe bebit tuaj vaktin e dyte pa problem.

5. Mos u nxitoni përgjatë vaktit. Fëmija duhet të ketë kohën e nevojshme për të provuar dhe eksploruar ushqimin. Çdo fëmijë ndryshon dhe ka kohën e tij

6. Fokusohuni në aftësinë e fëmijës që të mësojë se si haet, dhe jo në sasinë që ai do të hajë.

7. Mos i bërtisni fëmijës nëse ai e refuzon ushqimin, pasi vakti i ngrënies duhet përjetuar si një moment i gëzueshëm dhe jo me stres.

8. Ushqimin e refuzuar ripropozojeni disa herë në mënyra të ndryshme pa u demoralizuar nga fakti që fëmija e refuzon. Ka fëmijë që kanë nevojë t’jua prezantosh të njëjtin ushqim mbi 15-20 herë deri sa të fillojnë ta pëlqejnë.

9. Mos ofroni menjëherë ushqim zëvendësues nëse fëmija ju refuzon ushqimin.

10. Shtroni tavolinën edhe për fëmijën e vogël me lugën dhe pjatën e tij 👶🍽.

Mos e merrni me stres, por shijojeni se bashku me bebin tuaj 🥰