❌ Sepse femija ha mekanikisht dhe nuk shijon ushqimin.
❌ Femija hutohet aq shume saqe nuk arrin te kuptoje se kur duhet te ndaloje.
❌ Sepse keshtu krijojme nje mardhenie jo te shendetshme ndermjet femijes dhe ushqimit, nuk e shikojne, nuk e prekin por thjesht hapin gojen mekanikisht.
❌ Sepse mund te coje ne obezitet per shkak se femija nuk e kupton sasine e ushqimit qe po konsumon, pasi eshte i fokusuar duke pare ekranin.
Si mund ti ndihmojme qe te mos ushqehet perpara ekraneve?
✔️Duke dhene ne te paret shembullin pozitiv, mbani larg telefonat gjate vaktit te ngrenies, fikni Tv.
✔️Uluni te gjithe familjarisht dhe shijoni vaktin.
✔️Krijoni vakte sa me te kendshme per femijet, kerkojini femijeve te jene bashkpunues ne shtrimin e
tavolines.
✔️Jepini vemendje te plote femijes.
✔️Sigurohuni qe kur te ulni femijet ne tavolinen e ngrenies te jene vertete te uritur.
✔️Duhet shume durim nga ana jone, nese jemi ne te paret qe do te qendrojme larg ekraneve, e sigurte qe
dhe femijet do te ndjekin shembullin tone.
Po nga ana e zhvillimit te trurit si ndikon ekspozimi i tepërt prepara ekraneve?
❌Ka ndikim negativ me kohën e reagimeve
❌Problemet me përqendrimin
❌Dëmtimit në të mësuar si dhe rritjen e impulsivitetit.
❌Dhe akoma më me rëndësi ndikon në zhvillimin gjuhësor, që po përballemi me këtë problematikë çdo
ditë e më shumë.
Kujdes! Një fëmijë që qëndron i vetëm përballë ekranit, është një fëmijë pasiv, i kufizuar në maksimum nga ndërveprimi social,dhe i shtyrë gjatë gjithë kohës në konfuzion gjuhësor duke qenë se tashmë po përballet me një gjuhë të dytë, e cila tani po bëhet gjithmonë e më familjare për të. Tekste këngësh, veprime personazhesh të ndryshme, fraza kukullash të thëna përmendësh…me siguri që ju duken të njohura, por që nuk kanë asnjë vlerë për aq kohë sa cënojnë spontanitetin e fëmijës dhe nxisin komunikim robotik tek ai! Pra, zgjidhni të luani me fëmijën gjatë vakteve, kthejeni në një aktivitet argëtues.