Ofroni ushqim te ri dhe femija jua refuzon? Si duhet te veprojme ne te tilla raste?

Say-goodbye-to-picky-eating-v-2-resized
Si te prezantojme nje ushqim te ri per femijet tane? Shpesh na ndodh qe ti ofrojme femijes nje ushqim te ri, ai e refuzon dhe ne cfare bejme? Ndalojme se ofruari ate ushqim. Me poshte gjeni disa strategji se si te veproni per te rritur mundesine qe ushqimi i ri te pranohet me lehte nga te vegjelit tane.

✅Ofroni ushqimin e ri ne sasi te vogla. Mos vendosni menjehere nje porzion te plote, por vetem nje sasi psh qiqrat: vendosini 2 kokrra qiqra te shtypura pa lekure nese jane ende te vegjel.

✅Prane ushqimit te ri vendosni perhere nje ushqim qe ato e pelqejne. Kjo gje do tja shtoje akoma me teper sigurine dhe nuk do ta refuzojne menjehere ushqimin e ri. Ushqimet e reja gjithmone prezantohen afer me ushqime qe femijet i kane provuar me perpara dhe i pelqejne.

✅Mos insistoni dhe mos i fortesoni ta provojne. Vendoseni ne pjate dhe lereni vete femijen te vendos nese do ta prek apo jo. Mund te ndodh qe do ta injoroje, mund te ndodh qe do ta preke, do ti marre ere dhe do ta spostoje nga pjata. Eshte mese normale. Mos prisni qe femija te hidhet nga gezimi qe ne kontaktin e pare me nje ushqim te ri. Lereni qe te mesohet dhe te krijoje besim me ushqimin qe po i propozoni.

✅Jini vete ju qe do te hani te paret ate ushqim te ri. Mos edukoni femijet por se pari edukoni veten tuaj dhe me pas femijet do te veprojne sic veproni ju. Nuk eshte e lehte qe femija te haje spinaqin kur vete ju nuk e hani… femija do te marre perhere shembull nga veprimet tuaja.

✅Ofroni ushqimin e ri ne menyre te rregullt. Nuk eshte e nevojshme qe te gjithe javen te ofroni ate ushqim. Nje prove nuk eshte e mjaftueshme per ta mesuar femijen qe te pelqeje ushqimin e ri. Por prezantoheni disa here gjate javes.

✅Gatuani ushqimet duke perdorur ereza te ndryshme, piqini ne furre, ziejini ne uje ose avull pra perdorni menyra te ndryshme gatimi. Eksperimentoni. Ulni pritshmerite pasi do tju sjellin vec ankth. Jepini kohen e duhur femijes. Kini besim tek femija.