- E mërzitur
- Me nerva
- E zhgënjyer
- – E shqetësuar
Provo thjesht ti besosh. Po, edhe nese ende nuk e ka provuar ushqimin. E di që do të jesh duke menduar: “Çfarë po thotë kjo? I bie ta lë pa ngrënë fare.” A e di që ndonjëherë të qenurit selektiv mund të jetë një problem sensorial i fëmijës? Mund të jetë një problem në konsistencen e ushqimit, temperaturën, erën ose thjesht nuk i pëlqen paraqitja e ushqimit qe ju keni gatuar. Te gjitha këto mund të bëjnë që fëmija të refuzojë ushqimin, ti vijë si për të vjellë, ta kapi sikleti, ankthi sa herë te shikoje atë ushqim.
❌Reagimi jot, ose presioni që ti do të ushtrosh për ta ngrënë me patjeter atë ushqim mund ta përkeqësojnë akoma më shumë situatën. Ndalo të lutem 🚫!
Për të evituar këtë gjë provo të mos veprosh instinktivisht:
- Mikprite gjendjen e tij emocionale atë moment.
- Largo tensionet dhe stresin në tavolinë.
- Hani të gjithë atë ushqim qe është refuzuar sikur mos kishte ndodhur asnjë gjë.
- Lereni të prekë, ta provoje madje edhe ta nxjerrë nga goja në rast se nuk i pëlqen.
- Mos i kushto shumë vëmendje në ato momente.
Shëndrroje këtë moment delikat në një mësim për të dyja palët: Bëhu nënë dedektive për të kuptuar se çfarë nuk shkon në atë që ti ke gatuar por pa filluar me shprehje të tipit ” po e kam gatuar ashtu siç e dëshiron ti”, “po e kam gatuar posaçërisht për ty”, “përse nuk e ha?” Etj. Bej qe eksperienca e ushqimit te mbetet pozitive pavarisht faktit që ushqimi nuk është provuar fare. Mos harro ti kerkosh femijes qe te te ndihmoje te ngrini pjatat nga tavolina, qoft dhe duke e ngritur pjaten e ushqimit qe nuk e provoi. Keshtu e familjarizoni te pakten vizualisht me ushqimin qe nuk e pelqen.