Qofte me mish pule dhe perime

receta2
Kur djali im ishte i vogel, kemi patur shume problem ne pranim e mishit dhe e vetmja  menyre qe ai ta konsumonte ishte pikerisht kjo: qofte me mish dhe perime.  

Përbërësit: Mish gjeli Spinaq Brokoli Patate e bardhe  ✅Vezë Bukë e grirë Djath parmigiano Erëza sipas dëshirës (spec i kuq pluhur, kurkuma,  rigon)  

Përgatitja: 

– Marrim fillimisht perimet i presim ne copeza te vogla dhe i ziejme ne avull.  

– Pasi te kemi zier perimet, do te bluajme ne blender mishin e pules, djathin e grire  parmigiano(mund dhe te mos e shtoni), vezen dhe perimet.  

– Brumit te krijuar mund ti shtoni ereza sipas deshires une preferor ti shtoje specin e  kuq dhe kurkuma(turmerik). 

– Lagim duart me vaj dhe fillojme i japim qofteve formen e deshiruar.  

– I kalojmë në pak bukë të grirë dhe me pas i skuqim në furrë me 180° gradë për 25  minuta ose i skuqim në një tigan që nuk ngjit të lyer me pak vaj ulliri.  

Keto qofte mund ti shoqeroni psh me brokoli te zier ne avull dhe pak pure patate me vaj  ulliri. Mund tja ofroni si ne vaktin e drekes po ashtu edhe te darkes femijeve tuaj. Dalin  super te buta dhe per bebushat qe ende nuk kane dhembe por kane nisur ushqimin solid.