Shega dhe benefitet e saj

WhatsApp Image 2024-02-08 at 18.42.59
Kur është mosha më e përshtatshme për testim te fëmijët?

Shega mund të testohet tek fëmijët nga mosha 6 muajshe si lëng në sasi të vogël pa fara. Jepja fëmijës frutin duke qenë se është i stinës. Ndërsa nga mosha 9 muajshe mund të bluhet në blender edhe me fara.

Cilat janë disa nga përfitimet e shegës?

✔️E pasur me Vitaminë C, shega është e sigurt se ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë imunitetin dhe të luftojë infeksionet. Marrja e rregullt ndihmon për të mbajtur të ftohtin dhe kollën.

✔️Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

✔️Trajton problemet e tretjes.

✔️Lëngu i shegës është efektiv në trajtimin e etheve tek foshnjet. Lëngu jo vetëm që kontrollon ethet, por edhe furnizon trupin me të gjitha lëndët ushqyese.

Si mund t’ja ofrojmë fëmijës? Mund t’ja ofrojmë në forme lëngu ose të kombinuar me drithëra ose fruta të tjera nëpër mesvakte/në forme smoothi.

Ja disa kombinime të thjeshta:

– Tërshërë me banane dhe lëng shegë + fara lini

– Polenta me boronica + lëng shege

– Musli per fëmijë me lëng shegë + mollë 🍎

– Kos me krem banane + lëng shegë

– Krem kungulli i kuq me dardhë + lëng shegë dhe kanellë

– Krem lëng shegë + rrepë e kuqe + dardhë

– Kos me fara Chia + leng shege