Bulgur me mish vici dhe perime

receta9
Përbërësit: Bulgur / Qepe / Spec i kuq / Karrote /Patate e ëmbël /Kungull jeshil  / Mish i grirë viçi / Domate ose salse domatesh /Ereza sipas dëshirës /Vaj ulliri  

Përgatitja: 

– Bulguri pergatitet shume thjeshte me leng mishi/perimesh ose uje ne raportin 1:2. 1 filxhan  Bulgur duhen dy filxhane me lëng mishi. 

– Vecmas pergatisim kimen e perimeve me mishin e viçit te grirë.  

– Ne një tigan me pak vaj ulliri skuqim pak qepen e grirë imët, me pas shtojmë karroten,  specin, kungullin jeshil, pataten e ëmbël dhe mishin e grirë te viçit. I kaverdisim mire dhe  shtojme salse domatesh ose domate te grira ne rende.  

– Me pas i mbulojmë me uje dhe i lejmë te ziejne deri sa perimet dhe mishi te jeni zier e te  jenë zbutur duke krijuar një tip kime.  

Bulgurit te përgatitur si me siper i shtojmë kimen me mish vici dhe perime dhe dreka/darka  është gati.  

Kjo recetë eshte e përshtatshme per çdo moshë qe ka nisur ushqimin solid. Nese bebi juaj  ende nuk konsumon ushqime me copa, kete recete thjesht ja bluani ne blender dhe  shenderrohet ne nje vakt te plote dhe per bebushat tuaj.