Pergatitja:
✔️Pastrojme karrotat duke i prere ne copeza te vogla dhe i vendosim te ziejne ne uje/avull me pas i shenderrojme ne nje mase kremoze.
✔️ Pergatisim Couscous-in: e vendosim ne nje ene dhe siper i vendosim uje te nxehte siper deri sa te mbuloje masen duke shtuar edhe pak vaj ulliri.
✔️E mbulojme me kapak dhe e lejme te qendroje per 10 minuta sa couscous te mpiks te gjithë ujin.
✔️Pasi Couscous ka pire te gjithe ujin e nxehte e bashkojmë me kremin e karrotes dhe kremin e djathit/gjize pa kripe. Per bebushat e vegjel mjafton te bluani Couscous-in se bashku me karrotat dhe kremin e djathit.
Per me te medhenjte nuk ka nevoje ta bluajme. Nese jeni ne fazen qe deshironi te mesoni femijen me copa, kjo eshte nje recete ideale.
Si te veprojmë? – Nga masa e couscous qe do te pergatitesh lere dy luge te vogla pa bluar dhe tere pjesen tjeter bluaje se bashku me karrotat dhe kremin e djathit + vajin e ullirit. Ato dy luge te vogla jane shume pak sasi qe femijes ti jap aq besdi sa te refuzoje ushqimin ose ta vjelle prej konsistences se re qe po ofroni. Nese shikoni qe mesohet me kete konsistence here tjeter gjysmen bluajeni dhe gjysmen mos ja bluani deri sa te arrini qe tja ofroni Couscous-in si ne foto.