Koha e qendrimit ulur gjate vaktit te ngrenies

ditari
Nuk dua te ha me! Dhe cohen nga menjehere nga tavolina pa perfunduar vaktin e ngrenies. Ku kemi gabuar? Sa minuta qendrojne ulur ne tavolinen e ngrënies fëmijët tuaj? Shpesh herë më ndodh që të vendos fëmijët në tavolinë ende pa e shtruar vaktin dhe të dy, sidomos Amar ka “maninë” qe pas disa minutash të zbresë menjëherë nga karrigia dhe të mos shfaq më interes ndaj ushqimit. Nuk e di a ju ndodh dhe ju që fëmijët te mos qëndrojnë shumë ulur gjatë vaktit të ngrenies? Ajo çka kam kuptuar nga ky gabim që unë bëja ishte se nuk duhet ta ulja në karrige pa përgatitur ushqimin dhe pa shtruar tavolinën.

🕓 Ora e ngrënies fillon që në momentin që ne ulim fëmijët në tavolinë, dhe ka shumë fëmijë që kohën e qëndrimit e kanë 5-10 minuta maksimumi. Kështu që nese i ulim më përpara në tavolinë do të humbasin minuta shumë të vlefshme të ngrënies. Një tjetër gabim që mund të bëjmë është me karrigen e ngrënies. Kujdes edhe me karrigen në të cilën do të ulni fëmijën. Të qënurit rehat me vendin ku jeni ulur ka shumë rëndësi, dhe nese shikoni se femija juaj nuk e pelqen ate vend ose karrige, ateherë mos hezitoni te ndryshoni vendin. Nëse fëmija juaj reagon ndryshe psh i pelqen që ju ta vendosni në karrige përpara fillimit të vaktit, atëhere nuk keni përse zbatoni këshillën e parë. Rëndësi ka që fëmija ta marri me pozitivitet kohën e ngrënies. Fëmijët mërziten shpejt, kështu që le të mundohemi që të shfrytëzojmë në maksimum kohën e ngrënies që më pas mos përfundojmë me një fëmijë që humbet dëshirën për të ngrënë.