✅Bebi a ka kontroll të mirë të kokës? Një bebe që nuk mban dot koken drejt nuk mundet që të gëlltisë ushqimin ashtu si duhet.
✅A mund të qëndrojë ulur me një suport minimal? Kjo nuk do te thote qe ai duhet te qendroje ulur pa aspak ndihme, por qe te kete nje minumum pavaresie te te qendruarit ulur. Kjo eshte nje pike shume e rendesishme qe nena duhet te kuptoje, pasi perndryshe rrezikon qe femija te mbytet nga ushqimet e tjera pervec ushqimeve kremoze.
✅Bebi juaj tregon interes duke zgjatur dorën apo ju sheh me interes kur ju hani? Mund të ketë parametrat e tjerë por nuk ka këtë, dhe nuk mundet që të ushqejmë një bebe pa dëshirën e tij të plotë.
✅Bebi juaj arrin të zgjasë duart dhe të kapë ushqimet me dorë dhe ti drejtojë drejt gojës?
✅Bebi juaj ka humbur refleksin e nxjerrjes së ushqimeve me gjuhë? Nxjerrja e gjuhes jashte eshte nje refleks i lindur, por qe nena duhet te sigurohet qe femija e ka humbur perpara se ti nis ushqimin solid pasi mund te rrezikoje qe bebi ti mbytet.
Nëse bebi juaj i ka të gjitha ato pika që ju rendita më lart, ateherë bebi juaj është gati të nis ushqimet e ngurta. Ka fëmijë që këto shenja mund ti shfaqin edhe më herët se 6 muajsh, psh 5 muajsh. Pra nuk ka një kohë fikse, por përgjithësisht këto shenja nuk shfaqen tek fëmijët nën 5 muajsh.