Kur mund t’ja ofrojme femijes per herë te pare kungullin e kuq?
⤵️ Qe prej muajit te gjashtë mundeni shume mire t’ja ofroni te vegjelve tuaj te kombinuar me drithera sipas deshires +fruta/perime.
Kungulli i kuq eshte i pasur me :
✔️Fibra te cilat mund te lehtesojne kontispacionin te fëmijët duke bere te mundur ne ndihmonin e lëvizjeve te rregullta te zorreve.
✔️Beta karroten – përmirson shikimin e fëmijëve.
✔️Antioksidues – te cilat zvogëlojnë aktivitetin e radikaleve te lire, duke ndihmuar ne fortësimin e imunitetit.
✔️Me kalcium – ndihmon ne fortësimin e kockave.
Përbërësit e recetes: – Kungull i kuq – Spinaq – Makarona – Arra – Vaj ulliri – Krem djathi
Pergatitja: Ziejmë fillimisht kungullin e kuq dhe minutat e fundit shtojme spinaqin e pastruar dhe prere copeza te vogla. Pasi jane zier i bluajme ne blender se bashku me pak vaj ulliri+ arra. Kremin e perimeve e vendosim ne tenxhere dhe shtojme kremin e djathit. Përziejmë mire deri sa te shkrije djathi dhe me pas shtojme makaronat (te cilat i kemi zier dhe kulluar paraprakisht). Perziejme mire makaronat qe te marrin shijen e salses se krijuar me perimet dhe dreka/darka eshte gati. Receta e pershtatshme per te gjitha moshat: thjesht perdorni makarona te vogla per bebe ose ne vend te makaronave mund te perdorni drithera te tjera si couscous/mel/polenta/oriz/drithera pluhur etj.