Makarona me pesto panxhari te kuq dhe gjize pa kripe

WhatsApp Image 2024-04-29 at 09.11.21
Kjo recete eshte ide per vaktin e drekes ose te darkes e pershtatshme per te gjitha moshat.

Perberesit:

  • Makarona
  • Panxhar
  • Patlixhana
  • Hudher
  • Vaj ulliri
  • Fistike/arra (opsionale)

Pergatitja:

Fillimisht pergatisim salsen e makaronave. Ziejme vecmas panxharin ne avull. Patlixhanin e marrim dhe pasi e kemi pastruar e presim ne kubike te vegjel. Ne nje tigan qe nuk ngjit do te shtoni pak vaj ulliri dhe do ti jepni nje skuqje te lehte patlixhanave. Do te shtoni dhe pak fare hudher, i kaverdisni per disa sekonda dhe me pas mbulojini me uje dhe lerini te ziejne ne zjarre te ngadalate. Pasi patlixhanat te jene zbutur dhe te kete shteruar pothuajse i tere uji, do ti marrim dhe do ti vendosim ne blender se bashku me panxharin e kuq+ fistike ose arre dhe pak vaj ulliri. Do ti bluajme ne blender dhe salsa jone e makaronave eshte gati. Ziejme makaronat vecmas dhe pasi ti kemi kulluar do ti shtojme salsen e kuqe dhe gjizen pa kripe. Do ti perziejme mire ne zjarre te ngadalte fare sa te marrin shijen e njera tjetres dhe receta eshte gati.

Nese nuk deshironi te perdorni gjizen pa kripe, mund te perdorni djath parmigiano, philadelphia etj. Pra cfare do djathi qe ju perdorni ne familje.

Salsen e makaronave mund ta ruani ne kavanoza hermetike dhe ta ruani ne ngrirje per ta perdorur here te tjera.