Përbërësit:
– Brokoli 🥦
– Patate ëmbël
– Makarona
– Mocarela ose djath ose parmigiano
– Vaj ulliri
– Kurkuma (tumerik)
Përgatitja:
🔸Fillimisht vendosim të vlojë uji dhe shtojmë pataten e ëmbël bashkë me brokolin.
🔸Ziejmë brokolin për rreth 5 minuta dhe më pas e largojme nga uji dhe e bluajmë ne blender me forme kremoze, duke shtuar pak ujë të zierjes.
🔸Shtojmë makaronat në tenxheren ku po zien ende patatja e ëmbël.
🔸Shtojmë dhe pak kurkuma(erëz) sipas dëshirës.
🔸Kur të jetë drejtë fundit shtojmë kremin e brokolit dhe mocarela.(mund të përdorni dhe djath parmigiano/Philadelphia etj). Kujdes për fëmijët e vegjël, ju këshillojë djathin parmigiano.
🔸Shtojmë dhe vajin e ullirit dhe receta është gati.
Nese deshironi mund ta pergatisni dhe me drithera te tjera si pershembull: orizi, meli, couscous etj.