🔺E pershtatshme per te gjitha moshat me ndonje modifikim te vogel.
Përbërësit: ✔️Kungull i kuq ✔️Qepe ✔️Arra ✔️Oriz ✔️Djath i shkrire ✔️Vaj ulliri
Pergatitja:
▫️Fillimisht shplajme mire orizin ne uje te rrjedhshem per disa minuta.
▫️Ne nje tenxhere qe nuk ngjit shtojme vaj ulliri dhe qepen e grire imet.
▫️I japim nje kaverdisje te lehte dhe shtojme orizin.
▫️Përziejmë perseri dhe me pas shtojme kungullin e kuq.
▫️I mbulojme mire dhe i lejmë te ziejne per rreth 15′
▫️Marrim arren dhe e bluajmë ne forme pluhuri dhe e shtojne ne minutin e fundit se bashku me kremin e djathit.
Nese deshironi mund te perdorni djath parmigiano, gjize pa kripe, djath te bardhe etj
▫️I përziejmë mirë te marrin shijen e njëra tjetrës dhe receta është gati. Super e shpejte dhe e shijshme per maksimumi 30 minuta keni vaktin e drekës/darkës gati.