Perse keni mbetur tek ushqimet me konsistence kremoze?

WhatsApp Image 2024-03-07 at 11.19.14
A ndiheni sikur keni ngecur dhe nuk po ja dilni dot me, keni frike se femija juaj mund te mbytet, mund te refuzoje ushqimin dhe ndoshta do t’ju bie në peshë dhe kjo situate ju streson?

Ka disa arsye perse ju keni ngecur vetem tek ushqimet pure:
⤵️

‼️Keni vazhduar se ofruari vetem ushqime pure per nje kohe shume te gjate dhe prezantimi i vonshem i ushqimeve me copa ka bere qe femija tjua refuzoje ushqimin.

‼️Nuk jeni treguar konsistente ne ofrimin e ushqimeve me copa. Here ja keni ofruar dhe here jo. Ne momentin qe merrni vendimin qe femija juaj do te mesohet me ushqime me konsistenca te reja atehere mos ndaloni me. Ofroni, ofroni, ofroni perdite ushqime me konsistenca te reja.
‼️Jeni dorezuar.
Po jeni dorezuar nga frika se femija ju hengri vetem 4-5 luge dhe nuk e ka mbaruar te tere pjaten.

Dhe cfare keni bere?
▶️ Menjehere keni bluar ushqimin ose keni ofruar ushqim tjeter zevendesues. Kjo gje normalisht ja veshtireson me teper femijes dhe ne vend se ta orientoni e ç’orientoni akoma me shume.

Nese gjendeni ne nje situate te tille dhe nuk po dini si te dilni nga ky rreth vicioz mund te me shkruani.

Jam e lumtur qe prej mese 5 vitesh kam ndihmuar me qindra nëna prej jush duke ju ndertuar menu te personalizuara femijeve tuaj qe te dalin nga kjo situate pa stres qoft nga ana e nenes dhe por edhe nga ana e femijes. Të dy keni të njëjtën rëndësi 🤗.