Pjate unike apo pjate e ndare?

WhatsApp Image 2023-12-03 at 23.38.02
Është një pyetje normale qe e bëjnë shume nëna:

❓Ti ofroj fëmijës një pjate te ndare ku veçmas jane perimet, veçmas karbohidratet, veçmas proteinat?

❓Apo nje pjate te vetme?

Nuk ka nje pergjigje te vetme pasi jo te gjithë jemi njësoj, dhe jo te gjithë reagojmë njesoj nga stimuj te ndryshem. Kush me ndjek prej kohesh besoj e ka vene re se me pëlqen te krijojë një pjatë të vetme pra unike ku te mos jenë të ndara vec e vec përbërësit.

A bej gabim?

– Jo, sepse une ndjek instiktin tim, dhe ndjek sinjalet qe me jep femija im. Atij i pëlqen me tepër nje pjatë e ndertuar ne këtë mënyrë.

Po ato qe ofrojnë një pjate te ndare ne kategori bëjne gabim?

⤵️ -Jo, as ato pasi secili ka menyren e tij.

Janë dy kategori femijesh:

🅰️ Ka femije qe hajne shume shpejt, qendrojne pak minuta ne tavoline dhe kaq…oreksi iken, ngopen shpejt dhe nuk ke me shanse ti ushqesh perseri. Ne keto raste keshillohet te ofrohet një pjate e vetme ne mënyrë qe te garantojme qe femija ka ngrene nga pak nga te gjithë përbërësit e një vakti te plote. 🅱️Me pas ke femije qe duan nje ore te mbarojne pjaten, jane si disa te rritur qe qendrojne gjate ne tavoline dhe hajne “me terezi”.  Ne te tilla raste keshillohet nje pjatë e ndare psh vecmas eshte couscous, vecmas djathi ose mishi pules, dhe vecmas perimet.

Djali im nje pjate te tille nuk do ta prekte sa te shikonte mishin, ndersa nese une ja ofroje couscous-in te bashkuar me perimet e prera ne copeza te vogla dhe me copeza te vogla mishi, ateherë do te mbaronte shpejt e shpejt dhe te pakten do të isha e sigurtë që ka ngrene te gjithe përberesit e vaktit.

Përfundimi: Nuk ka një rregull fiks qe ne duhet te kemi gjate ushqyerjes se fëmijëve. Do t’i pershtatemi edhe karakterit te femijes, ashtu si ne te rriturit kemi deshirat tona pergjate ngrenies se ushqimit, edhe femija ka deshirat e tij. E rëndësishme është qe femija te ushqehet shendetshem, me pjate te vetme ose pjate te ndare pak rendesi ka.