Regresion ne ushqim te femijet

WhatsApp Image 2023-12-04 at 18.58.20
Regresioni ne ushqim eshte ai momenti kur vakti i ushqimit kthehet ne stres dhe pyet veten perse po ndodh kjo gje? Femija nga nje femije qe nuk ishte problematik ndaj shumices se ushqimeve fillon dhe behet me selektiv duke larguar shume ushqime qe me perpara i pelqente.

Perse ndodh kjo gje?

⤵️ 🔺Mund te kete arsye te ndryshme: Ndoshta sepse po i del ndonje dhembe, ka filluar kopeshtin ose cerdhen, se shpejti do te vije ne jete nje Vella/moter, nje i aferm ka ardhur thu vizitoje per disa dite dhe rutina Juaj si familje nuk eshte e njejta… zënkat që mund te kene prindërit ne sy te femijes e shume arsye te tjera.

Si duhet te veprojmë?

✔️Se pari mos u panikosni dhe kini durim. Sa me shume panik te shfaqni aq me te veshtire do tja beni situaten femijes.

✔️Se dyti mos insistoni me ate ushqim qe fëmija jua refuzon ne ate moment. Por here pas here ripropozojeni te gatuar dhe ofruar ne menyra te ndryshme. Vjen momenti qe nje x ushqim kur haet perdite…perdite ti velitesh dhe i thua Jo. (Kjo gje i ka ndodhur Amarit me bananen dhe polenten 🙈).

✔️Se treti mundohuni te krijoni nje ambjent sa me relaksues dhe pozitiv gjate vaktit te ngrenies duke evituar shprehje të tipit: – Perse nuk e mbarove pjatën? Ti e haje me perpara… – E shikon motren tende…ti akoma se ke nisur ushqimin. – Nese nuk e ha ushqimin nuk do te leje te shikosh TV, ose nuk do te bleje x loder etj.

✔️Se katerti femijet jane individ me shijet dhe preferecat e tyre dhe ne si prinder duhet ti respektojme vendimet e tyre. Mos harroni kjo eshte nje periudhe qe nuk do te zgjasë përgjithmonë. Prandaj jini sa me te qete, sa me te dashur dhe sa me kreativ gjate vakteve te ushqimit ❤️