hello!

Unë jam Nertila

Jam mami i dy fëmijëve, Jasmin 8 vjeç dhe Amar 4 vjeç.

Jam e lindur dhe e rritur në Tiranë dhe prej 10 vitesh jetoj në Itali me familjen time.

Nertila Tresa

Kam mbaruar studime e larta dhe master pranë Fakultetit te Ekonomise në Tiranë për Marketing.

Me tranferimin në Itali dhe ardhjen në jetë të fëmijëvë, jeta ime mori një drejtim tjetër ku shumë kohë dhe rëndësi ia kushtoja studimit në mënyrë autodidakte për ushqyerjen e shëndetshme tek fëmijët, për rëndësinë që kishte prezantimi i ushqimit në muajt dhe vitet e para tek fëmija jo vetëm fizikisht si nevojë thelbësore jetësore por dhe si një nevojë psikologjike ku fëmija të rritet me dashurinë për trupin e tij, me dëshirën për një ushqyerje të shëndetshme, duke qënë një moment që shijohet nga mami dhe fëmija pa diskutime apo debate, refuzime.

“Çdo recete e imja përmban dashuri dhe kujdes, për të ndërtuar një të ardhme të shëndetshme dhe të lumtur për fëmijët."

― NerTILA TRESA

Në momentin qe i nisa ushqimin solid vajzës time kishte shumë pak informacione në shqip për përshtatjen graduale, nga pure në copa, ose nuk kishte aspak duke pasur dy opsionet, ose vetëm pure për një kohë më të gjatë se sa duhet, ose me copa direkt.

Mungesa e këtij informacioni më bëri që të përballesha me sfida në ushqyerjen e vajzës time aq sa kalimi nga pureja tek copat u bë shumë stresuese dhe një ditë u përballa me një situatë të pakëndshme ku ime bijë rrezikoi të mbytej.
Kjo gjë ma vështirësoi situatën dhe mu desh kohë që të ndihmoja time bijë të kalonim atë moment aq të trishtuar që na ndodhi, kështu që me lindjen e djalit vendosa që të ndryshoja gjithcka.
E nisa me një trajnim online nga një shkollë private në Itali për ushqyerjen e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç, duke u pasuar nga kurse dhe trajnime të tjera në Itali nga specialistë të ushqyerjes së shëndetshme tek fëmijët. Kështu më lindi ideja që rrugëtimin tim të ushqyerjes së djalit tim ta ndaja me mamat duke krijuar faqen Ditari i një nene. Një ditar i mbushur plot me receta, këshilla për ushqyerjen e fëmijëve.

“Në çdo pjatë përgatis, jo vetëm ushqim, por edhe gëzim dhe shëndet për të vegjlit, duke zgjuar një botë e re shijesh dhe zakonesh të mira ushqimore.”

Kontakt

Më Shkruani në Instagram: @ditari_i_nje_nene_