Sa ushqim duhet te haje nje femije?

WhatsApp Image 2024-03-07 at 11.07.44
Kur femija eshte ne hapat e para te ushqimit solid ai vetem sa tenton te provoje pak nga ushqimi dhe me kaq mbaron.
.
Per nënën kjo gjë behet stresuese se mendon “Obobo nuk e pëlqen ushqimin”, “Obobo do behet fëmijë nazeli” etj etj.

Duhet patur parasysh qe per disa fëmijë është mese normale qe te hajne 1-2 luge te vogla, ndërsa per disa te tjerë eshte normale te haje gjysmen e tasit, te gjithë tasin.

Ndonjëherë instagrami na ben qe te mendojme se femijet e tjerë pëlqejnë cdo ushqim qe i ofrohet, qe vetem femija juaj nuk po arrin te pelqeje ushqimet.

Dhe ketu po flas per fillimet e nisjes se ushqimit muaji 6,7,8 pak a shume kjo periudhë.

E dini se çfarë është e rëndësishme?

Që te ndiqni sinjalet e ngopjes se bebit tuaj, te mos viheni nen presion nga njerezit qe ju rrethojne, shoqet, kushurirat, Instagrami i cili na servir perdite foto dhe video femijesh duke ngrene. (Jane te rralle ato qe do te postojne femije qe qajne se nuk duan ushqim, ose refuzojne ushqimin 😋).

Nuk do te deshtoni kurre nese do te dëgjoni sinjalet e ngopjes se fëmijës tuaj. Mos i sfortesoni kurre pasi do te jete nje betejë e humbur per ju.

Çdo fëmijë është unik. Jo çdo fëmijë e mbaron te tërë pjaten.

Kështu qe te dashura mama, mos beni krahasime me fëmijët e tjere dhe mos kini pritshmeri shume te larta duke u ndikuar nga rrjetet sociale.