Sa vakte duhet te konsumoje bebi im?

Macro Close up of Baby Hand with a Piece of Fruits Sitting in Child's Chair Kid Eating Healthy Food
Nje nder pyetjet me te shpeshta qe me drejtoni ne mesazhe ne Instagram eshte pikerisht kjo. Nuk ka nje rregull specifik. Deri ne muajin e gjashte preferohet qe femija te ushqehet vetem me qumesht gjiri ose qumesht formule, ne perjashtim te ndonje rasti qe mund ti niset ushqimi perpara muajit te gjashte me keshille te pediatrit. Ka disa parametra qe duhet te kemi parasysh per te kuptuar se femija eshte i gatshem per te nisur ushqimin solid. Keto i keni te renditura dhe te shpjeguara ne postim tjeter ne faqe. Po i permbledh shkurtimisht:

  • Bebi ka kontroll te mire te kokes.
  • Bebi mund te qendroje ulur me nje suport minimal.
  • Bebi shfaq interes duke zgjatur duart kur ne jemi ulur ne tavoline duke ngrene.
  • Bebi ka humbur refleksin e nxjerrjes se gjuhes.

Pasi bebi ka plotesuar keto parametra atehere ne muajin e gjashte nisim testimet e para, pra vaktin e pare prove. Ne muajin e shtate nisim prezantimin e vaktit te dyte prove. Ne muajin e tete prezantojme vaktin e trete. Por….ndalo pak, nese femija juaj eshte 7-8 muajsh edhe ende nuk konsumon kaq vakte mos u merzit. Eshte normale, bebi kerkon kohen e tij te te pershtaturit me ushqimet e reja. Mos harroni qe deri ne vitin e pare te jetes kemi primar qumeshtin. Ushqimi eshte plotesues i qumeshtit. Nuk ka rregull specifik qe femija 8-9 muajsh duhet te konsumoje me patjeter tre vakte. Mund ti nisim dhe nje mesvakt bebit pasi ka mbushur nente muaj? Jo domosdoshmerisht. Ka femije qe e pranojne shume mire mesvaktin, duke mos lene qumeshtin pa pire, ka femije qe ende e kane te pamundur konsumimin e mesvaktit. Mund te vazhdoni shume mire deri 12 muajsh me tre vakte te plota. Ndiqni sinjalet qe ju leshon femija!