Si pergatitet tershera per femijet? Si mund ta kombinojme?

pexels-myfoodie-11532336
🟢Kur mund të ofrohet tërshëra?

Mund të filloni t’ja testoni që ne muajin e 6-të.

🟢Si përgatitet?

– Tërshëra gatuhet ne raportin 1 me 1/4. Nese vendosni të shtoni një gotë me ujë do t’ju duhet 1/4 e gotës duhet të përmbajë tërshërën.
E zieni për 10-15 minuta dhe më pas e bluani nese keni beb të vogël. Në të kundërt nëse fëmija juaj ka filluar të mos konsumojë vetëm tekstura kremoze mos e bluani.
– Tershera me peta nuk mund te gatuhet me qumesht formule, pervec se fillimisht e pergatisni me uje, dhe ne fund kur te kete zier dhe uji te jete shteruar i shtoni qumeshtin formule.
– Mund tja gatuani me qumesht bimor ose qumesht lope.
– Mund te pergatitet dhe me kos. Vendosim tersheren ne kos dhe e lejme deri sa te zbutet tershera, me pas e kombinojme me fruta sipas deshires.

Kujdes kur te zgjidhni tërshërën duhet të zgjidhni tërshërë të çertifikuar Bio nga EU.

🟢Me çfarë mund të kombinohet tërshëra?

Mund të kombinohet me fruta ose perime te ndryshme.

Ja disa ide:
📍Tërshërë me qumësht banane dhe gjalp kikiriku.
📍Tërshërë me kos dhe fruta pylli.
📍Tershere me karrota dhe kanellë.
📍Tershere me mollë/dardhë, rrush të thatë dhe kanellë.
📍Tershere me patate te embel dhe mish pule.
📍Tershere me luleshtrydhe dhe farà Chia
📍Tershere dhe kungull american + fara lini.
📍Tershere dhe karrote me laker te kuqe + gjize pa kripe.
📍Tershere me avokado dhe kungull te kuq + arra.
📍Tershere me brokoli dhe karrota dhe thjerreza te kuqe.

Pse është kaq e rëndësishme tershera per femijet?

– Është e pasur me minerale dhe vitamina.
– Është e pasur me hekur. Hekuri ndihmon në trajtimin e anemisë.
– Lehtëson tretjen.
– Siguron energji.
– Përmban kalcium dhe fosfor të cilat ndihmojnë që fëmija të ketë kocka të forta.