Pergjigjia eshte shume e thjeshte. Femijet e dijne vete se kur duhet te ndalojne ne momentin stomaku i tyre eshte i ngopur. Detyra jone eshte qe te dijme te njohim sinjalet qe leshojne ato si psh mimika, xhestet, veprimet. Cilat mund te jene keto sinjale? Femija pasi ka ngrene:
- Hedh pjaten ose ushqimin pertoke
- Kthen koken duke refuzuar lugen.
- Mbyll gojen.
- Fillon te luaje me ushqimin.
- Fillon dhe ndryshon humor here duke u nxehur e here duke qare.
- Kerkon te zbrese nga karrigia e ngrenies.
Keto jane sinjalet me te zakonshme, por sigurisht ju duhet te veshtroni me vemendje femijet tuaj pasi cdo dite ndesheni me sinjale te ndryshme dhe me teper se sa keto qe rendita une. Nuk jane teka, por jane “fjale” te femijeve tuaj: “Mami jam i ngopur, nuk dua me”. E vetmja gje qe mund te bejme eshte ta pranojme dhe te lejojme femijen te perfundoje vaktin pavarsisht sasise qe ka konsumuar. Ndalo. Mesoni te degjoni femijet tuaj, nese e beni kete gje do te gjeni te gjitha pergjigjet qe ju kerkoni.