Supe krem fasulesh me perime

WhatsApp Image 2024-03-27 at 09.33.02
Përbërësit e recetes:
– Qepë
– Karrote
– Spec i kuq
– Salse domatesh
– Vaj ulliri
– Fasule
– Erëza sipas dëshirës (spec i kuq pluhur, pak rigon dhe kurkuma).

Fasulet i lejme një nate përpara në ujë dhe të nesërmen i ziejmë. Une harxhet i përgatis veçmas dhe ja shtoje në fund. Në një tigan qe nuk ngjit shtoj vajin e ullirit, qepën e grirë imët, karrotën, specin e kuq. Ka raste shtoj dhe patate të ëmbël për mamat qe duan një recetë për shtim në peshë përveç fasuleve shtojnë dhe pataten e ëmbël. Pasi i dham një skuqje të lehtë shtojmë dhe pak salse domatesh ose domate dhe me pas i mbulojmë me ujë të ziejnë. Duke qenë se fasulet duan më tepër kohë të ziejnë prandaj i ziej veçmas. Gjithsesi ju keni si ta keni më permbare. Pasi janë zier perimet një pjesë i marr dhe i bluaj në masë kremoze pjesën tjetër jo. Me pas shto fasulet e ziera dhe i jap valën e fundit. Këtë mënyrë vajzës ja le të pa bluara fasulet ndërsa djalit ja marr dhe ja bluaj në blender sepse lekura e fasuleve e provokon per te vjelle keshtu qe kjo eshte e vetmja menyre qe ai ti konsumoje fasulet. Supen e shoqërojmë me bukë.