Perberesit: ✔️Kungull jeshil ✔️Patate e embel ✔️Drithera per femije(semolino/ spelt/miser dhe tapioka/tershere/mel etj) ✔️Vaj ulliri ✔️Djath parmigiano
Pergatitja: – Ziejme perimet. Duhet te mbizoteroje me se shumti kungulli jeshil, shume pak patate e embel .
– Bluajme ne blender perimet ne ujin e zierjes.
– Kremin e nxehte te perimeve e vendosim ne tenxhere ku shtojme dritherat qe ju permenda me lart dhe djathin e grire parmigiano. Mund te perdorni edhe gjize pa kripe, djath te shkrire Philadelphia etj.
– Ne fund i shtojme pjates dhe nje luge te vogel me vaj ulliri
Si mund ta modifikojme per te tere familjen? ⤵️ Nuk shtojme drithera per femije por e lejme ne ate trashesi dhe e shoqeroni me buke te thekur ne tigan