Perberesit: ✅Makarona supe ✅Kungull jeshil ✅Patate e embel ✅Mish Pule ✅Vaj ulliri
Pergatitja: – Lajme dhe pastrojme perimet me pas i grijme imet.
– Ne tenxhere me pak vaj ulliri i japim nje skuqje te lehte per pak sekonda.
– Shtojme mishin e pules dhe i mbulojme me uje.
– Mund te perdorni ereza sipas deshires psh tumerik
– Ne minutat e fundit do te shtojme makaronat nderkohe une mishin sapo zien e pastroje dhe e bej fije fije imet per femijet dhe e rivendos perseri ne tenxhere.
– Supa ka vetine qe trashet vete nga perimet e prera imet.
– Ne fund i shtoni dhe pak vaj ulliri dhe supa eshte gati per tu konsumuar nga e tere familja.