Supe me spinaq e makarona te vogla

WhatsApp Image 2024-02-14 at 00.36.13
Perberesit:
✔️Makarona per supe
✔️Spinaq
✔️Vaj ulliri
✔️Krem djathi (stracchino, mund te perdorni parmigiano, gjize pa kripe, djath crescenza etj)

Fillimisht do te ziejme spinaqin dhe do ta bluajme ne blender ne mase kremoze. Me pas do te ziejme makaronat dhe kur te jete drejt fundit qe po shteron uji i zierjes shtojme kremin e spinaqit se bashku me kremin e djathit + pak vaj ulliri. I përziejmë mirë te gjithe perberesit qe te marrin shijen e njëra tjetrës dhe receta eshte gati.

Ka nje shije fantastike! 🥰

Per femijet qe sapo kane nisur ushqimin solid eshte nje vakt i plote, vec kini kujdes me sasine e spinaqit. Nuk ka nevoje per shume dy luge te vogla mjaftueshem dhe gradualisht e shtoni nga pak dozen.

Femijet e vegjel 50% e pjates duhet te permbaje karbohidratet ne rastin tone makaronat, 25% proteina – djathi i shkrire, 25% spinaqi + Pak vaj ulliri.